Aktualitet

Vlorë/ Çon në tentativë vetëvrasje bashkëjetuesen dhe tenton t’i ngacmojë seksualisht vajzën, arrestohet 33-vjeçari

29 Korrik 2019, 09:10 Nga DOSJA
Vlorë/ Çon në tentativë vetëvrasje

VLORË– Një 33-vjeçar nga Fieri, i cili banonte në Vlorë është arrestuar, pasi akuzohet për vepra të rënda penale, si ‘shkaktim i vetëvrasjes’ dhe ‘ngacmim seksual’.

Në njoftimin e saj, policia sqaron se shtetasi N. D. ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, duke u çuar në tentativë vetëvrasje. Nga hetimet, ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht edhe vajzën e bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë: 

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”. Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes. Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari fieraku dhunoi bashkejetuesen ngacmim seklsual vlore arrestohet 33 vjecari fieraku dhunoi bashkejetuesen ngacmim seklsual vlore

Sondazh

Poll