Aktualitet

Kërkoi heqjen e dënimit me 12 vite burg, shtyhet për në 11 shtator seanca ndaj Balilit

29 Korrik 2019, 09:53 Nga DOSJA
Kërkoi heqjen e dënimit me 12 vite burg, shtyhet për në 11

Tiranë- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shtyn për në 11 shtator seancën ndaj Klement Balilit.  Seanca dështoi për mungesën e Klement Balilit dhe avokatit të tij mbrojtës, Theodhori Sollakut.

Në këtë gjykim Balili ka kërkuar heqjen e dënimit me 12 vite burg të marrë në Shkallën e Parë të Krimeve.

Historia e Klement Balilit

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja. Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet balili kërkon pafajësi senaca ndaj balilit balili kërkon pafajësi senaca ndaj balilit

Sondazh

Poll