Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në një lokal në Peshkopi, plagosen dy kalimtarë, dëme të shumta materiale (Foto+VD)

29 Korrik 2019, 10:27 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në një lokal në Peshkopi,

PESHKOPINjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në orën 23:10 në një lokal në Peshkopi. Raportohet se janë plagosur dy kalimtarë. Mësohet se lokali është në pronësi të personit me inicialet L.D.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme të shumë materiale, por policia deklaron se nuk dihet nga se ka ardhur. Policia njofton se grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

 

 

“Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit”, shkruan Policia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen dy kalimtarë shpërthim në një lokal në dibër shpërthim në peshkopi plagosen dy kalimtarë shpërthim në një lokal në dibër shpërthim në peshkopi

Sondazh

Poll