Aktualitet

Rrëshqitje dherash e gurësh, bllokohet aksi turistik Krujë-Sarisalltik (FOTO)

29 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Rrëshqitje dherash e gurësh, bllokohet aksi turistik

KRUJË- Bllokohet rruga në aksin Krujë-Sarisalltik. Shirat e rënë gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh, duke e bërë të pamundur qarkullimin në këtë aks rrugor.

Në të gjithë rrugët përgjatë maleve dhe kodrave ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Me problematike gjendja paraqitet në aksin Krujë-Sarisalltik, ku një sasi e madhe shkëmbinjsh të përmasave të mëdha, janë shkëputur nga mali, duke rënë në këtë aks, e duke bërë kështu të pakalueshëm.

Fatmirësisht gurët kanë rënë në një orar, ku në këtë aks nuk ka pasur lëvizje mjetesh dhe këmbësorësh. Nga ana tjetër punonjësit e A.RR.SH që kanë në varësi rrugën, kanë ardhur rreth orës 10:20 në pikën ku është bllokuar rruga edhe pse ky aks është i pakalueshëm që nga orët e para të mëngjesit. Në zonë janë disa biznese që operojnë, dhe për shkak të rrugës ato janë të bllokuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga turistike kruje-sarisalltik shembje dherash shembje guresh bllokohet rruga turistike kruje-sarisalltik shembje dherash shembje guresh

Sondazh

Poll