Aktualitet

Autorët lidhin rojen, shkrumbohet për herë të dytë lokali i Pjetër Prelës, nxori skandalin tek ‘Rana e Hedhun’ për p

29 Korrik 2019, 09:40 Nga DOSJA
Autorët lidhin rojen, shkrumbohet për herë të dytë

Lezhë- Mëngjesin e së dielës është djegur një lokal tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Dosja.al mëson se lokali është në pronësi të Pjetër Prelës.

Ky fundit është personi që denoncoi skandalin me tokat tek “Rana e Hedhun”. Lokali në fjalë digjet për herë të dytë brenda pak muajsh. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe  Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe pronari Pjetër Prela.  Ai ka deklaruar se se kanë qenë 5 persona që lidhur rojen dhe më pas i kanë vënë flakën lokalit.

“Kanë qenë 5 persona, kanë lidhur rojën e lokalit. Kanë tentuar të më djegin edhe lokalet e tjera. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë. Në lokal kanë qenë vetëm punëtorët kur ka nisur zjarri. Dyshoj tek ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave.”, u shpreh Pjetër Prela.

Për skandalin e pronave tek “Rana e Hedhun” janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve gjyqet vijojnë edhe sot. Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lokali i pjetër prelës shkrumbohet lokali në shëngjin skandali me pronat te rana e hedhun lokali i pjetër prelës shkrumbohet lokali në shëngjin skandali me pronat te rana e hedhun

Sondazh

Poll