Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Shëngjin, flet pronari: Autorët lidhën rojen, dyshoj te personat e skandalit te “Rana e Hedhun”

29 Korrik 2019, 10:21 Nga DOSJA
Shkrumbohet lokali në Shëngjin, flet pronari: Autorët lidhën

Lezhë- Pasi i është shkrumbuar nga flakët lokali në lokali në pronësi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin ka folur vetë Pjetër Prela.

Ai ka deklaruar se se kanë qenë 5 persona që lidhur rojen dhe më pas i kanë vënë flakën lokalit. Prela thekson se dyshon se këtë akt ia kanë bërë ata persona që ka denoncuar për skandalin e pronave tek “Rana e Hedhun”.

“Kanë qenë 5 persona, kanë lidhur rojën e lokalit. Kanë tentuar të më djegin edhe lokalet e tjera. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë. Në lokal kanë qenë vetëm punëtorët kur ka nisur zjarri. Dyshoj tek ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave.”, u shpreh Pjetër Prela.

Për herë të dytë është shkrumbuar nga flakët lokali i Pjetër Prelës, i cili denoncoi skandalin me tokat tek “Rana e Hedhun”. Policia dyshon se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Për skandalin e pronave tek “Rana e Hedhun” janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve gjyqet vijojnë edhe sot.  Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lokali i pjetër prelës shkrumbohet lokali në shëngjin skandali me pronat tek rana e hedhun lokali i pjetër prelës shkrumbohet lokali në shëngjin skandali me pronat tek rana e hedhun

Sondazh

Poll