Aktualitet

Shkrumbimi i anijes, zbardhet dinamika e ngjarjes, si shpëtuan mrekullisht 5 marinsat (EMRAT)

29 Korrik 2019, 09:03 Nga DOSJA
Shkrumbimi i anijes, zbardhet dinamika e ngjarjes, si shpëtuan mrekullisht

Vlorë- Për anijen që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm Drejtoria e Përgjithshme detare ka dhënë informacion rreth ngjarjes.

Në njoftim theksohet se marinsat që shpëtuan janë: Ervis Hoxha Kapiten
Edison Shaha Marinar, Erald Hoxha Marinar, Renato Kociu Marinar, Benard Alluashaj Motorist.

Po kështu është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes dhe sqarohet se anija është përfshirë nga flaket si pasoje e një mase elektrike. Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe s’kanë pasur kohe të merrnin masa për fikjen e zjarrit. Të gjendur në këtë situatë marinsat janë hedhur në ujë. Asnjë prej tyre nuk është lënduar.
Njoftimi: 

Ne baze te situates se ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila ishte akostuar ne gadishullin e karaburunit per shkak te kohes se keqe te ndodhur ne daten 28/07/2019 gjate gjithe dites.
Sot ne oren 05:51 Kapteneria e Portit Vlore u njoftua nga kapiteni anijes A/T Black Pearl Z.Nikolla JANKU , se anija turistike Aquamarine ishte perfshire ne flak te medha ne largesi e cila ndodhej e akostuar ne plazhin e Dhim Kushtes ne Karaburune.
Ekuipazhi anijes akuamarine kishte kete ekuipazh ne bord :
Ervis Hoxha Kapiten
Edison Shaha Marinar
Erald Hoxha Marinar
Renato Kociu Marinar
Benard Alluashaj Motorrist

05:55 U kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE z. Ervis HOXHA dhe pronarin Edmir MAMUSHI dhe me konfirmuam se rreth ores 03:45, anija eshte perfshire nga flaket si pasoje e nje mase elektrike. Perfshirja e anijes ne flak ka qene e menjehershme dhe skan pasur kohe te mernin masa per fikjen e zjarrit dhe jane hedhur ne det te gjithe personat.
Deklarojne se jane anijet e rojes bregdetare por skan harritur ta shuajne, 5 persona ne bord kane dalur ne breg pa lendime, vetem deme materjale.
05:59 U njoftua Kapiteni i Portit per gjithe situaten e ndodhur deri ne at moment.
06:05 U komunikua me QNOD e cila ishte ne djeni per ngjarjen dhe kishte mare njoftim nga policia Kufitare
Ne bord gjendeshin rreth 230 litra naft, te cilat u dogjen totalisht gjate procesit te flakve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
I kerkojme nga Rregjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe çertifikues i anijeve qe te marrin masa dhe te te jenë te rreptë në inspektimet dhe çertifikimet e anijeve dhe standartet e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dinamika e ngjarjes shkrumbohet anija turistike shpërtojnë 5 marinsat dinamika e ngjarjes shkrumbohet anija turistike shpërtojnë 5 marinsat

Sondazh

Poll