Politike

Tensionet në Devoll/ Balla i përgjigjet Bashës: Për llafe dhe zhurmë të kemi ty, bashkia vijon punën

29 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
Tensionet në Devoll/ Balla i përgjigjet Bashës: Për llafe

Tiranë- Për  tensionet që ka pasur sot në Devoll ka reaguar edhe Taulant Balla. Ai ka deklaruar se Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët. 

Reagimi: 

Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌️ që nuk ka nevojë të zgjidhet??? edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.

Pak më herët kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili deklaroi se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ai deklaron se hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha taulant balla tensonet në devoll lulzim basha taulant balla tensonet në devoll

Sondazh

Poll