Politike

I shtohen 10 anëtarë, pa incidente konstituohet bashkia e Fierit, betohet Armando Subashi, i pranishëm Ruçi

29 Korrik 2019, 07:26 Nga DOSJA
I shtohen 10 anëtarë, pa incidente konstituohet bashkia e Fierit,

Fier- Ditën e sotme është konstituaar Këshilli Bashkiak i Fierit. Në mbledhjen e sotme është betuar për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste. Mësohet se kanë marrë  mandatet 51 këshilltarë, nga te cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë.

Po kështu i pranishëm në mbledhjen e sotme ishte edhe kreu i Kuvenit Gramoz Ruçi.  Mbledhja nuk është shoqëruar me debate apo incidente.

Ndryshe nga Fieri në Devoll vijojnë tensionet pas betimit të Eduard Duros si kreu i Bashkisë. Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro  sot që në orën 06:30 shkoi në zyrë. 30 forca policie kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Para bashkisë janë duke protestuar simpatizantët e PD-së. Bledjon Nallbati deklaroi se Bashkia sot është kthyer si Burgu 313. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohet armando subashi konstituimi i këshillit bashkiak të fierit zgjedhjet lokale të 30 qershorit betohet armando subashi konstituimi i këshillit bashkiak të fierit zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll