Politike

Kreu i ri i Devollit që në 06:30 në zyrë, policia blindon godinën, mobilizohen demokratët, Nallbati: Bashkia si burgu 313

29 Korrik 2019, 06:00 Nga DOSJA
Kreu i ri i Devollit që në 06:30 në zyrë, policia blindon

Devoll- Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka marrë zyrtarisht detyrën dhe ditën e sotme ka shkruar që në orën 06:30 në zyrë. Njëkohësisht forca të shumta policie  rrethuan godinën e bashkisë, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme. Mësohet rreth bashkisë janë vendosur 30 forca policie.

Ndërkohë simpatizantë të PD-së janë mbledhur para kësaj godine, për të kundërshtuar këtë vendim, që sipas tyre nuk është i ligjshëm.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe ish-kryetari i bashkisë Bledjon Nallbati, i cili  mbërriti bashkë me administratën para bashkisë. Ai ka deklaruar se bashkia sot  është kthyer si burgu 313.

 

“Sot bashkia është kthyer si burgu 313. Ne do të vijmë prapë këtu nesër. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur në një proces të ligjshëm. Shkallmuan derën në prezencë të policisë”, është shprehur ai. Ndërsa Eduard Duro ka ftuar të gjithë punonjësit e bashkisë që të shkojnë në punë dhe sipas tij ky është një detyrim ligjor.

Nuk ka munguar edhe një reagim i kreut të PD-së, Lulzim Basha ku thekson se ky regjim kriminal po sjell përplasjen me popullin e tij.

Duro u betua ditën e premte dhe në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari, Bledjon Nallbati. Në urdhër të Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi drynin e derës së jashtme dhe të brendshme dhe u futën brenda. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledjon nallbati eduard duro tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019 bledjon nallbati eduard duro tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll