Politike

Që në mëngjes në zyrën e bashkisë, flet Duro: Administrata duhet të ishte në punë, s’do pengoj asnjë punonjës

29 Korrik 2019, 07:04 Nga DOSJA
Që në mëngjes në zyrën e bashkisë, flet Duro:

DEVOLL- Pasi shkoi në zyrë që në orën 06:30 kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka deklaruar se policinë e ka thirrur ai pasi është njoftuar se sot para kësaj godine do të kishte tubime.

Ai është shprehur se punonjësit e bashkisë duhet të vijnë në punë dhe të vijojnë punën normalisht.

“Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Nuk do të pengoj asnjë punonjës. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ish-kryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor. Nuk e besoj se nuk do të paraqiten“, u shpreh ai.

Ndërsa për deklaratat e ish-kryetarit ai është përgjigjur: “Po u shërbeu qytetarëve te rruga është i nderuar, ndoshta e gjen mundësinë“.

Duro u betua ditën e premte, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari,Bledjon Nallbati. Në urdhër të Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi drynin e derës së jashtme dhe të brendshmet për t’u futur brenda Duro. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduard duro tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019 eduard duro tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll