Politike

Priten tensione, Isa Sakja s’dorëzon çelësat e bashkisë Kavajë, zbarkojnë zyrtarët e lartë nga Tirana

29 Korrik 2019, 06:46 Nga DOSJA
Priten tensione, Isa Sakja s’dorëzon çelësat e

Kavajë- Ditën e sotme pritet që në zyrë të shkojë edhe kryetari i ri Bashkisë së Kavajës Redjan Krali. Por demokratët e Kavajës me në krye ish-kryetarin Isa Sakja kanë vendosur që të mos njohin sërish kryetarin e ri të Bashkisë.

Burime nga PD-ja bëjnë me dije  për Dosja.al se administrata e bashkisë nuk do të dorëzojë çelësat. Ata kanë deklaruar se kryetari i PS-së dhe simpatizantët e tij le të thyejnë dhe derën por çelësat nuk dorëzohen, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë legjitime.

Pritet që në Kavajë të mbërrijnë për këtë çështje prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari,  kryetari i qarkut Aldrin Dalipi, dhe një përfaqësues i ministrisë së pushtetit vendor.

Tensione për çështjen e kryetarëve të rinj të Bashkie ka pasur edhe Devoll. Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro që në orën 06:30 ka shkruar në zyrë. 30 forca policie kanë rrethuar godinën e bashkisë. Nga ana tjetër janë mobilizuar simpatizantët e PD-së. Ish-kryetari Bledjon Nallbati ka deklaruar se bashkia sot është kthyer si Burgu 313.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa sakja redjan krali tensione në kavajë isa sakja redjan krali tensione në kavajë

Sondazh

Poll