Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar/Ambasadori Soreca: Është çështje delikate dhe politizuar, iu përket autoriteteve

29 Korrik 2019, 09:25 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/Ambasadori Soreca:

Tiranë- Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka deklaruar se Teatri Kombëtar tashmë është  çështje delikate dhe politizuar.

“Ashtu siç e dini pozicioni për këtë çështje ka qenë i qartë prej muajsh. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Teatri Kombëtar tashmë është  çështje delikate dhe politizuar. BE i ka bërë thirrje qeverisë që tenderimi të jetë i rregullt. Nuk mund të themi asgjë, është çështje e autoriteteve. Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. BE i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë per këtë çështje”, u shpreh Soreca.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca ngujimi tek teatri shembja e teatri kombetar luigi soreca ngujimi tek teatri shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll