Politike

Teatri Kombëtar, Rama reagon me fjalët e Altin Bashës: Qartë dhe shqip, duhet një godinë e re

29 Korrik 2019, 08:34 Nga DOSJA
Teatri Kombëtar, Rama reagon me fjalët e Altin Bashës: Qartë

Tiranë-Për çështjen e shumëdebatuar të Teatrit Kombëtar ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. Rama ka reaguar me fjalët e regjisorit Altin Basha ku thuhet se godina ekzistuese nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Reagimi:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike altin basha edi rama ngujimi tek teatri altin basha edi rama ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll