Politike

Tensionet në Devoll, Basha: Ky regjim kriminal po sjell përplasjen me popullin e tij, hajdutët po ndihen të mbrojtur

29 Korrik 2019, 08:03 Nga DOSJA
Tensionet në Devoll, Basha: Ky regjim kriminal po sjell përplasjen me

Tiranë- Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për veprimin e Eduard Duros, kreut të Bashkisë së Devollit, cili tashmë ndodhet në zyrë.

Basha thekson se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ai deklaron se hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, u shpreh Basha.

Ende vijon situata e tensionuar në Devoll. Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro që në orën 06:30 shkoi në zyrë. 30 forca policie kanë rrethuar godinën e bashkisë. Nga ana tjetër janë mobiluar simpatizantët e PD-së. Bledjon Nallbati, ish-kryetari deklaroi se  bashkia sot është kthyer si Burgu 313. Ndërsa Duro deklaroi se punonjësit duhet të fillojnë punën pasi është detyrim ligjor.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduard duro lulzim basha tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019 eduard duro lulzim basha tensione ne devoll zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll