Politike

Tensione në Devoll/Duro shkon që në mëngjes në zyrë, reagon Nallbati: Bashkia është kthyer si burgu 313

29 Korrik 2019, 06:17 Nga DOSJA
Tensione në Devoll/Duro shkon që në mëngjes në

Devoll- Kryetari i Bashkisë së Bilishtit, Eduard Duro ka marrë zyrtarisht detyrën dhe ditën e sotme ka shkruar që në orën 06:30 në zyrë. Në lidhje me këtë vendim të Duros ka reaguar edhe Bledjon Nallbati, ish-kryetari i Bashkisë, ai ka deklaruar se bashkia është kthyer si burgu 313. Ai bashkë me administratën ndodhen para bashkisë.

Sot bashkia është kthyer si burgu 313. Ne do të vijmë prapë këtu nesër. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur në një proces të ligjshëm. Shkallmuan derën në prezencë të policisë. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit ku kanë shprehur vullnetin. Por partia shteti vendosi ta marrë dhunë, e rrethoi me polici.

Nuk e di si mund të funksionojë dhe grabitet nga vetë shteti. Ky është shteti dhe si drejtohet dhe qeveriset ky shtet. Sot është një ditë normale pune për ne, pasi nuk ka pasur një proces normal zgjedhjesh. Unë do të vijoj punën time me qytetarët, këta ta vijojnë me polici dhe me zyra të uzurpuara. Beteja jonë është për ligjshmëri. Unë do të jem me qytetarët, ndërkohë ky institucion mund të rrijë kështu, unë do të vij prapë nesër këtu me këta.“,  ka deklaruar për këtë situatë Bledjon Nallbati, ish-kryetari i Bashkisë.

Duro u betua ditën e premte, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari,Bledjon Nallbati. Në urdhër të Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi drynin e derës së jashtme dhe të brendshmet për t’u futur brenda Duro. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledjon nallbati eduard duro tensione ne devoll bledjon nallbati eduard duro tensione ne devoll

Sondazh

Poll