Aktualitet

Anija turistike merr flakë, reagon pronari i “Aqua Marinë”: Ishte e certifikuar, shkak nxehja e motorëve

29 Korrik 2019, 08:35 Nga DOSJA
Anija turistike merr flakë, reagon pronari i “Aqua

VLORË- Pronari i anijes “Aqua Marinë” ka dhënë detaje nga djegia e anijes turistike në Karaburun. Ai thotë se nuk ka informacion për shkakun e rënies së zjarrit, sipas tij zjarri mund të jetë shkaktuar nga motorët dhe se anija nuk kishte probleme teknike.

Nuk kemi informacion për shkakun, zjarri ka ardhur nga motorët. Anija ka qenë me letra dhe e certifikuar nga Kapiteneria në Durrës. Në maj ka dalë nga kantieri ku i është bërë remont për sigurinë. Në bord kanë qenë vetëm 5 pjestarë të  stafit” kanë deklaruar përfaqësuesit e Aquamarine.

Merr flakë anija turistike e linjës Vlorë-Karaburun. 5 marinarët hidhen në det. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike në bord. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues “Aqua Marine” është djegur pothuajse plotësisht. Pronari i mjetit lundrues thotë se anija nuk kishte probleme teknike, pasi ishte e certifikuar. Policia: Shpëtuam 5 persona

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet karaburun pronari i aqua marine shkrumbohet anija turistike vlore karaburun pronari i aqua marine shkrumbohet anija turistike vlore

Sondazh

Poll