Art&Argëtim

Oficeri amerikan që kaloi në rrugën Egnatia, gjurmët ku shkeli Çezari e Pompeu në një peizazh të jashtëzakonshëm (Foto

23 Shkurt 2019, 10:23 Nga DOSJA
Oficeri amerikan që kaloi në rrugën Egnatia, gjurmët ku

SHQIPËRI– Studiuesi dhe Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, na kthen pas në kohë dhe në histori. 

Në rrjetet sociale, Tare ka publikuar foton e një oficeri amerikan i cili 100 vite më parë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ka kaluar në rrugën Egnatia.

Një foto e rrallë në rrugën ku ka shkelur Bruti, Pompeu e Jul Çezari. Më tej, studiuesi thotë se bashkë me 40 studentë dhe profesorë është realizuar ekspedita e parë shkencore në gjurmët e Via Egnatia.  Pamjet e ofruara nga rruga e lavdishme s’duhen humbur.

Postimi i plotë i Auron Tares:

Kjo Foto e nje oficeri American 100 vite te shkuara ne gjurmet e Via Egnatias tregon terheqjen e madhe qe ka kjo Udhe historike per te gjithe udhetaret e lexuar qe kane shkelur kete vend. Nje foto e rralle 100 vite te shkuara bere nga Misioni Amerikan ne Shqiperi i ardhur pas Luftes se Pare.
100 vite me pas ne Udhen ku shkeli Cezari, Pompeu, Bruti, Shen Pali, Normanet me ne krye Princin e Antiokut Bohemund, Sulltanet Murat, Mehmet Pushtuesi apo Sulejmani i Madherishem e keshtu me rradhe organizuam te paren ekspedite shkencore me 40 studente dhe profesore te Universitetit te Arkitektures se Venecias. Ne gjurmet edhe te studiuesve shqiptare qe kane kerkuar mbi kete Udhe historike rizbuluam pejsazhet e mrekullueshme dhe gjurmet antike. Shqiperia ka ne gjirin e saj nje thesar te jashtezakonshem si Via Egnatia qe fatkeqesisht askush nuk i ka dhene rendesi apo ti kushtoje ndopak vemendje. nje Udhe Mbreterore e cila mund te ishte nje magnet per turizmin kulturor dhe zhvillimin ekonomik te zoneva nga ku ajo kalon.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture auron tare ekspedite shkencore gjurmet e rruges egnatia jul cezari oficeri amerikan ne shqiperi auron tare ekspedite shkencore gjurmet e rruges egnatia jul cezari oficeri amerikan ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shkurt 2019, 09:08

Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

E kollitura është një simptomë  normale dhe  e domosdoshme.Ajo e ndihmon organizmin, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut pë...