Art&Argëtim

Replikat/ Protesta e opozitës ‘mollë sherri’ mes Bledi Kokës dhe Elton Dedës, gazetari kërkon ndjesë: Nuk ka pse të j

23 Shkurt 2019, 10:21 Nga DOSJA
Replikat/ Protesta e opozitës ‘mollë sherri’ mes Bledi

Protesta e opozitës mesa duket nuk i ka trazuar ujërat vetëm në politikë. Një debat ‘online’ lidhur me këtë çështje ka pasur edhe mes gazetarit Bledi Koka dhe këngëtarit të njohur Elton Deda.

Ky i fundit ditën e protestës kishte shkruar një status në Facebook, ku edhe shprehej se hajduti po thërriste “Kapeni hajdutin!”

“Hajduti thërret “Kapeni hajdutin”!! S’ka shanse or shok! Na lini të jetojmë!!! S’ka shanse po ju themi!!! Shijoni dhe për pak lekët që u vodhët shqiptarëve! Kaq!,”-shkruan Deda.

Statusi i Dedës i ka bërë përshtypje gazetarit, i cili ka menduar që këngëtari ka favorizuar socialistët.

“Rilindi dhe Elton Deda? I njëjti këngëtar që këndoi ‘Na lini të jetojmë’ si hymn të rinisë që refuzoi komunizmin e përdhos sot të gjithë karrierën e tij duke i vënë fjalët e dikurshme në shërbim të bijëve, të etërve kundër të cilëve ai këndoi. Logjika është se ose Elton Deda ka qënë i pavetëdijshëm për atë që këndonte 28 vite më parë ose thjeshtë ai nuk e ka idenë për çfarë po llafos tani. Jeta i dashur Elton nuk është një rrogë Drejtori Artistik në TVSH… P.S. Nëse për ty mjafton dhe kaq për të lënë të jetojnë, mbaje, port ë paktën bëje në heshtje dhe mos ‘kompozo’ në favor të Rilindjes.

Tashmë statusi është i Kokës është fshirë pasi ishte vetë Elton Deda ai që po me një status publik e “sqaroi” gazetarin për të gjitha pikëpyetjet e ngritura.

“Mesa shoh, nje status im i mbremshem, Bled Kokes nuk i paska pelqyer madje ka marre nga koha e vet per te bere replike. Po e sqaroj qe te mos keqkuptohet se nuk dua te harxhoje kohe me aludime dhe po ja kursej minutat e vyera te tij.
1- Une nuk punoj fare ne tvsh ( Rtsh dmth)
2- Une nuk jam drejtor artistik ne Rtsh.
3- statusi im eshte drejtuar gjithe hajduteve dhe jo vetem atyre te Bledit. Te gjitheve pa perjashtim qe e kane lene ket vend keshtu si eshte.

Bledi duhet ta kuptoje qe une ndryshe nga ai dhe disa te tjere, nuk kam bere kurre tifo per Partira, nuk kam qene dhe sdo jem kurre anetar partie dhe vazhdoj ti urrej hajdutet pafund si gjithmone. Kam pershtypjen qe Bledi do reflektoje.”

Postimi i Dedës:

Pas kësaj të fundit, Bledi Koka i ka kërkuar falje po ashtu me një status publik Dedës.

“Ndjese Elton Deda! U nxitova per 2 gjera: e para informacioni i pasakte. Konfondova drejtorin artistik te Festivalit me ate te RTSH. E dyta, deshira ime qe ti patjeter te angazhohesh ne anen e drejte te historise kur vendi kercenohet ne radhe ta pare nga pushteti absolut i nje njeriu. Ndjese per te dyja. Nuk ke pse te jesh hero. Me pelqen muzika jote, sidomos ajo e viteve ’90…”-shkruan Koka. 

Postimi i Bledi Kokës:

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale bledi koka elton deda bledi koka elton deda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shkurt 2019, 09:08

Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

E kollitura është një simptomë  normale dhe  e domosdoshme.Ajo e ndihmon organizmin, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut pë...