Art&Argëtim

Rrëfehet Sabri Fejzullahu: Ky është pengu që kam në zemër

23 Shkurt 2019, 09:44 Nga DOSJA
Rrëfehet Sabri Fejzullahu: Ky është pengu që kam në

Vetëm para pak ditësh morëm vesh lajmin që një çift shumë i njohur kosovar kishin fituar shtetësinë shqiptare, por një dëshirë të madhe për të marrë pasaportë shqiptare na ka shfaqur dhe këngëtari i famshëm Sabri Fejzullahu i cili ka rrëfyer në emisionin ‘Lart e poshtë’ të RTSH-s që e ka peng që nuk ka marrë shtetësinë tonë.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”,-është shprehur Sabriu në intervistë.

Ai ka folur për pasionin e tij ndaj muzikës dhe ka treguar që muzika do të jetë pjesë e pandashme e jetës së tij sepse i dhuron gëzim vetes dhe publikut.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz pasaporta shqiptare pengu i sabri fejzullahut sabri fejzullahu pasaporta shqiptare pengu i sabri fejzullahut sabri fejzullahu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shkurt 2019, 09:08

Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

E kollitura është një simptomë  normale dhe  e domosdoshme.Ajo e ndihmon organizmin, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut pë...