Art&Argëtim

Sozitë e Trump dhe Kim Jong Un “përshëndesin” vietnamezët

22 Shkurt 2019, 19:04 Nga DOSJA
Sozitë e Trump dhe Kim Jong Un “përshëndesin”

Mesa duket Samiti i Paqes mes dy udhëheqësve, Donald Trump dhe Kim Jong Un mezi po pritet nga vietnamezët por jo vetëm. Disa ditë më parë një berber ofronte qethje falas për modelet e flokëve të udhëheqësve, ndërsa sot dy aktor identikisht të ngjashëm me ta dolën në rrugët e kryeqytetit.

Makinat filluan të ndalonin, njerëz të tjerë nxirrnin telefonat e tyre celular dhe shkrepnin foto. Të gjithë menduan se samiti kishte filluar zyrtarisht por nuk ndodhi kështu.

Australiani Haward X ishte një nga aktorët i cili ndau me gazetarët eksperiencën e tij. Sipas Haward kjo nuk ishte hera e parë që e bënin këtë veprim.

Imituesi vizitoi Singaporin në qershor para takimit të parë midis Kim dhe Trump, ku ai kryente veprime qesharake dhe tha se u ndalua madje dhe nga autoritetet. Ai gjithashtu u paraqit në Olimpiadën Dimërore 2018 në Korenë e Jugut, ku imituesi vallëzonte para një skuadre të tifozëve të Koresë së Veriut, përpara se të tërhiqej nga siguria.

Flamujt e Vietnamit, Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut rreshtuan rrugët kryesore, varur pranë një embleme të samitit ku dalloheshin dy duar të lidhura.  

Howard X tha se në vazhdim kishte planifikuar të hante ushqim vietnamez dhe të luante golf me partnerin e tij dhe imituesin e Trump, Russell White, gjatë samitit të 27-28 shkurt. Ndërkohë një student nga Korea e Veriut në Vietnam u shpreh se: “Mendova se ishte Kim Jong Un i vërtetë kur e pashë me shpinë, por jo, nuk ishte ai”

s.a/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete donal trump kim jong un samiti i paqes 2019 donal trump kim jong un samiti i paqes 2019

Sondazh

Poll