Art&Argëtim

Sfidën e JLo-s e provuan të gjithë, Iva Tiço: Nuk ia dal dot të mos konsumoj ushqimet e mia të preferuara

22 Shkurt 2019, 17:18 Nga DOSJA
Sfidën e JLo-s e provuan të gjithë, Iva Tiço: Nuk ia dal

Pas sfidës “10 vite më parë”, një tjetër sfidë sapo ka nisur. Ka qenë Jennifer Lopez së bashku me bashkëshortin e saj Alex Rodrigues, të cilët nëpërmjet një video në Instagram kanë nisur sfidën pa karbohidrate dhe pa sheqerna për 10 ditë me rradhë në dietën ushqimore. Kësaj sfide i është bashkuar dhe gazetarja Iva Tiço, e cila duke nisur nga sot nuk do të përdor sheqerna dhe karbohidrate për 10 ditë.

Por, nëse është e dëmshme për shëndetin kjo dietë dhe si kush persona duhet ta pranojnë këtë sfidë ishte e ftuar gjithashtu në emisionin “Rudina” edhe nutricionistja Albana Daka.

“Për këtë sfidë mua më nominoi kolegia, Mira Kazhani. Ky është një nga regjimet që Mira e bën herë pas here gjatë vitit dhe unë e admiroj për vullnetin. Duke parë që sfida për mua nuk është e lehtë e mora më shumë si sfidë vullneti dhe karakteri nëse ia dal dot të mos konsumoj ushqimet e mia të preferuara. Nuk bëhet fjalë vetëm për ëmbëlsirat, por janë brumërat, makaronat, orizi, janë edhe patatet, bizelet dhe ushqimet e konservuara dhe një pjesë e frutave”, tha Tiço.

“Ky është një regjim që ka karbohidrate, këto quhen regjime ketogjenike në të cilat mund të lejohen në 5% karbohidrate dhe dominojnë yndyrnat e mira. Është regjim shumë i mirë jo vetëm për personat e shëndetshëm, por është regjim shumë i mirë që trajton edhe një sërë sëmundjesh. Sot ka studime të mirëfillta për personat që kanë kaluar një patologji malinj regjimi ketogjenik është shumë i nevojshëm. Në këtë mënyrë kemi nivele minimale të glukozës dhe insulinës që janë ushqimi kryesor i qelizave të sëmura. Tek personat e shëndetshëm ndihmon në rritjen e imunitetit dhe quhet ndryshe dieta e rinisë”, tha Daka./tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 10 dite pa sheqerna iva tico tregon per dieten e saj pa karbohidrate sfida e jlo 10 dite pa sheqerna iva tico tregon per dieten e saj pa karbohidrate sfida e jlo

Sondazh

Poll