Art&Argëtim

Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

23 Shkurt 2019, 09:08 Nga DOSJA
Ju shqetëson kolla, ja si ta parandaloni atë?

E kollitura është një simptomë  normale dhe  e domosdoshme.Ajo e ndihmon organizmin, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut për shkaqet dhe trajtimet e duhura.

Një nga kurat natyrale për kollën në shtëpi është lëngu i qepës për të cilën nevojiten:

-1 qepë e kuqe

– 2-3 lugë mjaltë natyrale

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Zgjidhni një qepë të shëndetshme me madhësi të mesme. Qëroni qepën, e preni në disa pjesë dhe e vendosni në një enë të thellë të cilën pastaj e mbushni me mjaltë. Enën e mbuluar mirë e lini të qëndrojë në temperaturën e dhomës për një natë. Mëngjesin tjetër, kulloni përzierjen me një garzë të trashë ose sitë. Kjo është një dozë për një ditë të vetme. 

Kjo është një metodë shumë efektive dhe e padëmshme sepse mund ta përdorim sa herë të duam duke qenë se përbërësit janë natyralë.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim kolla kurë natyrale lëngu i qepës me mjaltë parandalon kollën kolla kurë natyrale lëngu i qepës me mjaltë parandalon kollën

Sondazh

Poll