Art&Argëtim

Roza Lati ia hipën ‘kalit të Saimir Tahirit’ (Foto)

22 Shkurt 2019, 20:24 Nga DOSJA
Roza Lati ia hipën ‘kalit të Saimir Tahirit’ (Foto)

Moderatorja e njohur Roza Lati ka publikuar ditën e sotme një foto duke kalëruar. Një detaj interesant ishte emri i kalit.

Quhej “Gallan”…

Kohë më parë, në 14 tetor të vitit 2018, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri postoi foto me të njëjtin kalë.

Fotot e Tahirit nuk i shpëtuan opozitës e cila nxitoi që të dilte në një deklaratë për shtyp. Deputeti Edi Paloka tha se Tahiri bënte show me kalë mbi shalë 7.500 euro.

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?! Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës. Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…

Me fotot e postuara nga moderatorja lihet të kuptohet se kali nuk është në pronësi të ish-ministrit Tahiri. Kjo lihet të kuptohet nga fakti që kali përdoret edhe nga persona të tjerë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gallan roza lati saimir tahiri gallan roza lati saimir tahiri

Sondazh

Poll