Art&Argëtim

Angelina Jolie flet për fëmijët: Janë rebelë dhe kuriozë, nuk dua të jenë perfekt

23 Shkurt 2019, 08:40 Nga DOSJA
Angelina Jolie flet për fëmijët: Janë rebelë dhe

Aktora 43-vjeçare iu bashkua kësaj premiere me dy vajzat dhe tre djemtë e saj. Mungonin edhe binjakët e yllit kinematografik që tabloja të shihej e plotë.

Siç edhe kemi dëgjuar Jolie bëri një betejë të madhe kundra kancerit dhe mesa duket edhe dokumentari “Serendipity” që u shfaq në muze, ishte frymëzuar nga lufta që aktorja e njohur ka bërë kundrejt kësaj sëmundjeje.

Me sa duket një motiv i madh për të përballuar këtë betejë kanë qenë dhe gjashtë fëmijët e Angelinës të cilët i shikojmë krah përkrah me nënën e tyre.

Dokumentari flet për mënyrën se si aktorja u përball me lajmin, trajtimet e saj dhe efektet  që kishte sëmundja në trupin e saj.

Kujtojmë se në 2007 edhe mamaja e Angelina Jolie vdiq po nga e njëjta sëmundje, kështu që në njëfarë mënyre aktorja e kishte probabilitetin për ta trashëguar. Madje ajo mori masa parandaluese sepse e dinte që rreziku për kancer të gjirit mund të ishte i madh.

Dokumentari ishte realizuar nga një mikeshë e Jolie dhe ajo e falenderoi dhe ishte një mbështjetje për të.

“Kanceri është një fjalë që ende ndjell frikë tek ne. Por frika shpesh vjen nga mosnjohja e zgjedhjeve tona dhe opsioneve që na vijnë. Edhe nëse nuk mund të mposhtësh gjithmonë diçka, frika mund të largohet me mbështetjen e të tjerëve.”-u shpreh aktorja në fjalimin e mbajtur.

Por ndërsa Angelina po mbante fjalim ishin fëmijët ato që morën gjith vëmendjen e publikut. Ajo gjithashtu nuk ngurroi të thonte dy fjalë për fëmijët e saj.

“Fëmijët mund të të bëjnë dy gjëra. Ata mund të të rrisin ty dhe gjithashtu mund të rebelohen. Fëmijët e mi të gjithë e kanë nga një rebelizëm që është sa i mrekullueshëm aq edhe kurioz. Unë nuk dua që ato të jenë perfekt, dua që ato të gjejnë vetveten.”-tha aktorja për ta.

Sjellim në vëmendje që Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Burimi: People

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie beteja kunder kancerit femijet nje perkrahje angelina jolie beteja kunder kancerit femijet nje perkrahje

Sondazh

Poll