Politike

VD-Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb: Jam i sigurtë që folët mirë për mua. Rama: Ç'dreqin do këtu?

Gjatë konferencës për shtyp, në Samitin e Brukselit, ajo e pyeti Ramën, se pse presidenti Vuçiç ishte në konferencë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 Qershor 2022, 15:47 Nga k.m.
VD-Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb: Jam i
Aleksandër Vuçiç dhe Elja Zotka

BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gazetarja e "TvKlan", Elja Zotka dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Gjatë konferencës për shtyp, në Samitin e Brukselit, ajo e pyeti Ramën, se pse presidenti Vuçiç ishte në konferencë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtu, ndërhyri Vuçiç duke shkëmbyer batuta me Ramën dhe gazetaren. 

PJESë NGA BISEDA: 

Pyetje: Do e lëmë Maqedoninë e Veriut vetëm, do ndahemi nga ta në procesin e integrimit? Pse është edhe Vuçiç këtu me ne? Edhe vendimin për të ardhur e morët bashkë?
Vuçiç: Jam i sigurtë që thatë një gjë të mirë për mua.
Rama: Ajo do të dijë pse je këtu? Ç'dreqin do këtu? Ne fjalët e saj, jemi dy bashkëvuajtës.

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll