Politike

Kërcënon Vuçiç: Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan?

Presidenti serb, Alekandër Vuçiç tha se duhet qetësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

23 Qershor 2022, 15:42 Nga k.m.

Kërcënon Vuçiç: Shikoni luftimet në Ukrainë,

BRUKSEL- Presidenti serb, Alekandër Vuçiç ka lëshuar një paralajmërim nga Brukselit. Në fjalën e tij gjatë Samitit të Brukselit, presidenti serb tha se duhet qetësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse bashkon njerëzit. Na u deshën 70 vite që të takoheshim pas takimit me liderët të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo është ajo që besojmë dhe askush nuk e thyen,”-tha ndër të tjera Vuçiç.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Vuçiç: Ne kemi ftuar qindra herë të tjerët. Çfarëdo bëjmë, e bëjmë për hir dhe përfitim të Ballkanit sepse ka pasur këtë pyetje gjithmonë; ku janë të tjerët? Kemi pasur trysni nga vende dhe udhëheqësit, për nismën dhe llojin e saj. Por po bëhemi më të fortë se po besojmë tek ajo dhe tek vetja. E dimë që duhet të mbajmë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është çfarë dimë. Shikoni luftimet në Ukrainë, doni ta shihni në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse bashkon njerëzit. Na u deshën 70 vite që të takoheshim pas takimit me liderët të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo është ajo që besojmë dhe askush nuk e thyen.

Rama: Nuk mund të më thoni se më rekrutoi se unë jam aset serbe, siç e dini të gjithë.

 

aleksander vucic samiti i brukselit

Sondazh

Poll