Politike

VD-Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha "e ashtuquajtura Kosovë"

Vuçiç iu referua Prishtinës zyrtare si “Kosovë”, e më pas kur mori fjalën, Rama e korrigjoi.

23 Qershor 2022, 15:38 Nga k.m.
VD-Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk ngurron që të korrigjojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç sa herë ai gabon. Gjatë konferencës së sotme në Samitin e Brukselit, Vuçiç iu referua Prishtinës zyrtare si “Kosovë”, e më pas kur mori fjalën, Rama e korrigjoi. Në fjalën e tij, Rama tha se Vuçiç në fakt e kishte fjalën për atë që quan "e ashtuquajtura Kosovë".

“Pyetje lidhur me bashkëpunimin rajonal, përmendet nëse do të bëhet bashkëpunim vërtetë rajonal. Iu them që Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit. E them këtë sepse po prodhon rezultate për fermerët, njerëzit dhe tregëtarët. Diku janë më të dukshme, diku më pak të dukshme. Nëse doni të kontrolloni, meqë Ballkani s'është vendi i Jezu Krishtit, por Shën Thomait, nuk besojmë po nuk vumë dorën në plagë. Shkoni në kufi dhe do shikoni asnjë vonesë. Nuk shoh se cila është arsyeja që të bëhet kaq zhurmë për këtë. E kemi përsëritur është tryezë e hapur për këto. Aleksandri i quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë, dhe pikë. Imagjino të ziheshim, ç'vend do ishte rajoni sot? Ali Ahmeti tha se provoi edhe armët, edhe mençurinë, e thotë shumë thjeshtë, ne nuk duam gjakderdhje tjetër. Duam që të mbajmë sa më larg çdo fantazmë nga e shkuara. E kam thënë dhe e përmbyll se nuk duhet që të jetë problem i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të ketë qenë problem për Serbinë. Ndjehem i privilegjuar që punojmë për të sjellë paqen përmes Ballkanit të Hapur. Mos i harroni fjalët e mia. është e thjeshtë,”-tha Rama ndër të tjera.

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll