Politike

Vuçiçit i flet ndërgjegjia, harron "Kosovën e Metohinë": Mediat shkruanin për pavarësinë e Kosovës

Por, teksa fliste presidenti serb iu referua Kosovës si Kosovë, e jo ashtu siç bën gjithmonë, duke përdorur termin "Kosova&Metohija".

23 Qershor 2022, 15:13 Nga k.m.
Vuçiçit i flet ndërgjegjia, harron "Kosovën e
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka folur sot "ndërgjegjia". Gjatë konferencës për shtyp, Vuçiç tha se mediat gjatë kohës së luftës në Ukrainë, flisnin për Serbinë dhe mundësinë e sulmit në Kosovë. Por, teksa fliste presidenti serb iu referua Kosovës si Kosovë, e jo ashtu siç bën gjithmonë, duke përdorur termin "Kosova&Metohija". Megjithatë e kuptoi shpejt çfarë tha dhe u vetëkorrigjua. 

"Unë isha një nga folësit e fundit, dua t'ju kujtoj diçka që ka ndodhur 4 muajt e fundit. Sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet, nga njerëzit e mi, mbi 2 mijë e 600 artikuj janë publikuar për Seribnë në media pas sulmit rus. Artikuj që thonë se po rrezikohet pavarësisë së Bosnje Hercegovinës, Kosovës, të ashtuquajturës Kosovë apo sido që ta quani. A keni parë një ndjesë të vetme ato vepra?,"-tha Aleksandër Vuçiç.

*Shënim: Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë është emërtimi zyrtar gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën. Edhe sot, zyrtarët dhe mediat serbe, Republikës së Kosovës i referohen si Kosova dhe Metohija

aleksander vucic samiti i brukselit

Sondazh

Poll