Politike

VD-“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”, Rama: Janë të zgjuar, e dinë që sistemi i BE ka diçka të deformuar

Rama tha se në fakt ata nuk e kanë bërë këtë gjë pasi janë të zgjuar. 

23 Qershor 2022, 15:30 Nga F.M
VD-“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Bashkimin Evropian ka diçka të deformuar. Teksa i përgjigjej gazetares që tha se ndihej e poshtëruar pasi liderët e BE-së nuk mbajtën një konferencë për shtyp, Rama tha se në fakt ata nuk e kanë bërë këtë gjë pasi janë të zgjuar. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Si gazetarë jemi poshtëruar sot nga liderët e BE-së, duhet të kishim një konferencë për shtyp nga liderët e BE-së, por e anuluan në momentin e fundit, pse e bënë këta?

Edi Rama: Mendoj që janë shumë të zgjuar që e bënë këtë gjë. Këta njerëz kanë bërë përpjekjet e tyre, por ka diçka të deformuar në nismën e BE-së, më vjen keq zoti President.

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll