Politike

Vuçiç flet për Open Balkan në Bruksel: Ishte ide e jona, s’kam folur kurrë me Putin për këtë gjë

Komenton dhe çështjen e negociatave.

23 Qershor 2022, 15:15 Nga F.M
Vuçiç flet për Open Balkan në Bruksel: Ishte ide e jona,
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Open Balkan është krijuar nga vetë liderët e Ballkanit për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe jo me idenë e Rusisë. Nga konferenca e përbashkët me liderët e Ballkanit, Vuçiç tha se nuk e ka konsultuar kurrë me Vladimir Putin idenë e Open Balkan.

"Unë mendoj që miqtë e mi e meritonin nisjen e negociatave, nuk është vetëm një thirrje formale, është diçka e nevojshme sepse të gjithë kanë bërë çdo gjë që është e nevojshme. Qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë këtë gjë. Mund ta imagjonoj se sa e madhe është Serbia, u jemi mirënjohës miqve në BE, më shumë se sa 20 udhëheqës në BE na kanë dëgjuar për dy orë, ne i dëgjuam ato. Dëgjuam edhe propozimin e Macron për të krijuar një komunitet tjetër në BE. Është një mënyrë e mirë. Për mua ishte e dobishme si përfaqësues i Serbisë. Më duhet të falenderoj Kovaçevskin dhe Ramën që ishin shumë të drejtë me Serbinë. Kishin informuar publikun për çështjen ruso-ukraine. Nuk e fsheh dhe unë isha një nga folësit e fundit që u referova çështjeve të tjera. Kam qenë mirënjohës thellësisht për të gjithë ata që na dëgjuan sot. Unë besoj se do të jemi në gjendje që të gjithë së bashku të zgjidhim sa më shpejet të jetë e mundur. Do të bëjmë maksimumin duke thënë gjithmonë më të mirën, duke i kërkuar popullit serb që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke thënë fjalë të mira. Nuk ishte ide e ndodnjë tjetri, ishte ide e jona krijimi i Open Balkan. Donim të nisnim të kujdeseshim për veten tonë, të kujdeseshim për fqinjin. Dëgjuam dikë që thoshte se ishte ide e Orban. Ishte këtu sot Orban. I ka folur njeri Orbanit për këtë? Një tjetër thotë ishte ide e Putin? Unë s’kam folur kurrë me Putin për këtë gjë. Në fund, shumë falenderimë për kolegët tan evropianë sepse ata vërtetë dëshmuan durim,"- tha Vuçiç. 

aleksander vucic samiti i brukselit

Sondazh

Poll