Politike

Vuçiç përmbledh Samitin: Shqipëria e RMV nuk morën asnjë datë, Bosnjës s’iu dha statusi, as Prishtinës vizat

Vuçiç flet pas Samitit, tregon çfarë u diskutua.

23 Qershor 2022, 15:20 Nga F.M
Vuçiç përmbledh Samitin: Shqipëria e RMV nuk morën
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç përmblodhi me dy fjali gjithçk që ndodhi në Samitin e Brukselit. Ai tha se nuk është caktuar asnjë datë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Për Bosnje Hercegovinën tha se nuk u aprovua statusi i vendit kandidat, ndërsa Prishtinës nuk iu liberalizuan vizat. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A pati ndonjë vendim për negociatat?

Aleksandër Vuçiç: Çdo gjë që thashë sot këtu, e thashë hapur dhe publikisht. Nëse mund ta përkthej atë që ishte e rëndësishme për ne sot. Nuk kishte rezultate konkrete, por ishte një diskutim i mirë. Nëse më pyesni nëse Maqedonia e Veriut apo Shqipëria mori një datë, jo nuk e morën, nëse Prishtina mori liberalizimin e vizave, jo nuk e mori, nëse Bosnja mori statusin, jo nuk e mori.

aleksander vucic edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll