Politike

VD/ VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika: BE e paaftë të çlirojë dy pengje

Edi Rama tha se ishte i frustruar sepse Bashkimi Europian kishte lejuar që të merreshin "peng" dy vende anëtare të NATO-s.

23 Qershor 2022, 15:27 Nga k.m.
VD/ VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika:  BE e paaftë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur me kritika fjalën e tij në konferencën për shtyp në Samitin e Brukselit. Në fjalën e tij, Rama tha se ishte i frustruar sepse Bashkimi Europian kishte lejuar që të merreshin "peng" dy vende anëtare të NATO-s për t'u futur në Bashkimin Europian.

"Më duhet që të korrigjoj presidentin tuaj. Tha që jam i frustruar. I thashë, jo. Më vjen keq për BE. Jam i frustruar për BE. Nuk është sekret që kam më për zemër BE se Aleksandrin. Të shohësh BE që është i paaftë të çlirojë dy pengje, natyrisht nuk lë mbresë të mirë. është ditë historike, por në sensin e keq. Natyrisht kishin fjalët më të mira për ne, të gjithë ndjeheshin shumë keq që nuk po realizonin objektivat. Kështu që nga ana tjetër ne do të vazhdojmë. Ju thashë në Ohër, datat e takimit të Këshillit Europian, ishin më të rëndësishme se ditëlindja ime. Unë e gjeta pavarësinë time që të socializohem me ta. Ata kanë dy probleme të mëdha. Mendoj që do të arrijmë aty. Me shpresë para shekullit tjetër. Çështja është që të bëjmë punën tonë. Të jemi në pozitën që të thonë ata që është faji i tyre, jo yni. Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu. 100%. Asnjë surprizë. Lexoni tëitterin tim. Mos e lexoni të propaganda serbe, por në gjuhë angleze. Për ne është një gjuhë që nuk pretendon se e njeh. Këto kanë gjuhë të çuditshme, kush është më i vjetër, më i mirë, kjo është shaka,"-tha Rama. 

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll