Politike

Krijohet spoti jozyrtar i protestës së 7 korrikut: ‘Shqipëria në rrezik’ kundër Ramës

Tryeza e një dite më parë ku morën pjesë drejtues, aktivistë të shoqërisë civile dhe personalitete përçoi mesazhin e protestave.

23 Qershor 2022, 15:37 Nga A.B
Krijohet spoti jozyrtar i protestës së 7 korrikut:
Protesta

TIRANË- “Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”, është mesazhi që përcillet në spotin jozyrtar për protestën e 7 korrikut, të paralajmëruar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Gazetari Bledian Marku ka publikuar spotin jozyrtar të protestës së 7 korrikut, e cila është thirrur nga Shoqëria Civile dhe Partia Demokratike. 

Tryeza e një dite më parë ku morën pjesë drejtues, aktivistë të shoqërisë civile dhe personalitete përçoi mesazhin e protestave.

Sali Berisha tha ditën e djeshme: “Qytetarët shqiptarë, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre, të fëmijëve të tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 19.00. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”.

protesta e 7 korrikut proteste

Sondazh

Poll