Sport

Trajneri i ri i Fenerbahces nuk e do në skuadër, Ozil shpërthen ndaj tij: S’kam ardhur me pushime në Turqi

Trajneri i ri i Fenerbahces, Jorge Jesus nuk e dëshiron Mesut Ozil në skuadër. Mesfushori, megjithatë, ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Stamboll.

21 Qershor 2022, 23:16 Nga DOSJA

Trajneri i ri i Fenerbahces nuk e do në skuadër, Ozil shpërthen

TURQI- Trajneri i ri i Fenerbahces, Jorge Jesus nuk e dëshiron Mesut Ozil në skuadër. Mesfushori, megjithatë, ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Stamboll. Lojtari u transferua në Turqi nga Arsenal në janar të vitit 2021. Megjithatë, aventura e tij te Fenerbahce nuk shkoi siç ishte planifikuar. Në fund Ozil ka reaguar ashpër dhe kërkon një fanellë titullari me skuadrën turke.

"Unë nuk kam ardhur te Fenerbahce apo në vendin tim, Turqi, për pushime. Sa herë që e djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse për të dhënë kontributin tim. Kam shumë synime që do të doja t’i arrija te Fenerbahce, dashuria ime e fëmijërisë. Nuk do ta lë futbollin derisa t’i bëj këto gjëra", shprehet turko-gjermani.

Ozil nuk ka luajtur për skuadrën që nga 20 marsi. Gjermani, pas një sherri me trajnerin e përkohshëm Ismail Kartal për formën e tij fizike, u përjashtua nga skuadra. E tani, trajneri i ri tregon se ish-lojtari i Realit nuk është pjesë e projektit të tij. Trajneri i ri është zotuar se do të ndjekë hapat e paraardhësit të tij dhe për këtë arsye do ta mbajë larg skuadrës mesfushorin

E.Ç (Dosja.al)

ozil

Sondazh

Poll