Sport

"Ditët e luksit kanë mbaruar", Al-Khelaifi 'mbyll portofolin', presidenti i PSG zbulon projektin e ri

Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, në një intervistë për "Le Parisien" flet për gjithçka: nga Mbappe te Zidane, duke kaluar nga marrëdhënia me tifozët dhe pozicioni i Neymar.

21 Qershor 2022, 21:39 Nga DOSJA
"Ditët e luksit kanë mbaruar", Al-Khelaifi 'mbyll
Nasser Al Khelaifi

PARIS- Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, në një intervistë për "Le Parisien" flet për gjithçka: nga Mbappe te Zidane, duke kaluar nga marrëdhënia me tifozët dhe pozicioni i Neymar.

"Unë e dua Zidane, ai ishte një lojtar fantastik, me një klas të jashtëzakonshëm. Ai ishte gjithashtu një trajner i jashtëzakonshëm, por ne kurrë nuk folëm me të, direkt apo indirekt. Sa për Mbappe, ne kemi një marrëdhënie të veçantë me të dhe me familjen e tij." Numri një i klubit francez foli gjithashtu edhe për Neymar.

"Ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar. Të gjithë duhet të jenë dhe të japin 100%. Ndoshta ne duhet të ndryshojmë projekt. Të ëndërrosh është mirë, por duhet të jemi realistë, nuk duam kaq shumë luks, mjaft me kaq shumë vezullime. Duhet të ndryshojmë kurs.

Lojtarët duhet ta duan klubin dhe të jenë të disiplinuar brenda dhe jashtë fushës. Dhe ne duhet të krijojmë një skuadër të vërtetë. Skuadër me lojtarë krenarë që përfaqësojnë PSG-në dhe të gatshëm për të luftuar çdo ditë. Ne zgjodhëm Luis Campos. Ai fitoi kampionatin me Lille dhe Monacon duke futur kulturën e punës."

Pavarësisht shumë titujve të fituar në Francë, mungon Champions League, një trofe që në fakt ka përçarë ultrasit dhe drejtuesit e klubit francez.

"PSG është një projekt shumë afatgjatë. Një nga betejat e mia të para ishte të ktheja ultrasit në Parc des Princes. Kam luftuar për ta. Ne duam që tifozët e vërtetë të mbështesin klubin, në të mirë ose në të keq, nuk dua tifozë që janë aty vetëm kur fitojmë. Unë e kuptoj që ata ndihen të zhgënjyer kur humbim. Unë vendos energji dhe pasion në këtë klub. Kur humbim nuk fle për ditë të tëra, unë nuk mund të pranoj që njerëzit të vijnë për të më dhënë leksione."

E.Ç (Dosja.al)

psg

Sondazh

Poll