Aktualitet

S'kanë treg të shesin bostanin, fermerët në Fier: Po na shkon prodhimi dëm, s'ka as punëtorë

Fermerët u shprehën se kanë hedhur në plehra rreth 130 mijë lekë kuintal e se prodhimi i tyre po u shkon dëm

22 Qershor 2022, 11:00 Nga A.B
S'kanë treg të shesin bostanin, fermerët në Fier: Po na
Fermeret ne Fier

FIER- Ditën e sotme, fermerët në fshatin Kallm të Fierit kanë bërë të ditur se nuk kanë treg ku të shesin produktin e tyre, bostanin. Për mediat, fermerët u shprehën se kanë hedhur në plehra rreth 130 mijë lekë kuintal e se prodhimi i tyre po u shkon dëm. Po ashtu, shprehen se kanë mungesë punëtorësh pasi nuk kanë të ardhura për t'i paguar. 

Sa po vjen e po bie, ne plehra kemi hedhur me 130 mije lekë kuintali. Presim kur te na vijnë tregtarët nga Tirana. Shalqinin me të pritur nga Tirana. Shkon prodhimi dëm. Po nuk u shit mbaroi”– u shpreh një fermer për 'Faxweb'. 

Kemi harxhuar shumë lekë, kostoja është shumë e madhe. E marrin makinat dhe pale ku janë lidhur tregtarët. Sivjet është më shumë se janë plehrat. Kanë vajtur 130 mijë lekë, e do cdo javë një dorë plehu. Të gjitha janë rritur. 20 mijë lekë i do punëtori. Nuk kemi karburant akoma nga shteti, kemi aplikuar. Me 200 të shitet ishte mirë, sivjet ka më shumë shpenzime. Karburant po, pleh po, preparate po, edhe punëtorët është vështirë ti gjesh”– tha një tjetër.

fermeret ne fier fier

Sondazh

Poll