Aktualitet

7 emigrantë të paligjshëm në mjetin 'Volvo', arrestohet 55-vjeçari në Sarandë

55-vjeçari u vu në pranga pas finalizimit të operacionit 'Seven'.

22 Qershor 2022, 10:41 Nga A.B
7 emigrantë të paligjshëm në mjetin 'Volvo',
Arrestim ne Sarandë

SARANDË- Hasan Çeliku është arrestuar nga policia e shtetit pasi është kapur duke transporuar 7 emigrantë të paligjshëm. 55-vjeçari u vu në pranga pas finalizimit të operacionit 'Seven'. Në mjetin e tij tip 'Volvo', 55-vjeçari kishte 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t'i ndihmonte në kalimin e kufirit kundrejt fitimit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 55-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Në lagjen nr.2, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H. Ç., duke transportuar me automjetin “Volvo”, 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që përdorte shtetasi H. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

arrestim ne sarande hasan çelik operacioni seven

Sondazh

Poll