Aktualitet

FOTO- U shemb, shkolla 'Sami Frashëri' është gati për sezonin e ri shkollor

22 Qershor 2022, 09:44 Nga A.B
FOTO- U shemb, shkolla 'Sami Frashëri' është gati
Shkolla Sami Frasheri

TIRANË- Këto janë pamjet e shkollës 'Sami Frashëri' në Tiranë, e cila do të jetë gati për sezonin e ri shkollor. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto nga ambientet e reja të shkollës.

'MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur "Sami Frashëri", ku edhe pak punë e gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë'- shkruan kryeministri Edi Rama në 'Facebook' përkrah fotove. 

Shkolla 'Sami Frashëri' ka përplasur opozitën e maxhorancën. Përplasja mes deputetes së PD-së, Jorida Tabakut e kryebashiakut Erion Veliaj nisi para dy viteve kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Replikat kanë përfunduar para gjykatës pasi kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje. Tabaku denonconte gjithë kohës së ndërtesa e vjetër ishte shembur pa asnjë plan pasi nuk kishte pësuar dëme nga tërmeti e se gjithçka po bëhej për të favorizuar kompninë që do ndërtonte projektin. Ndërsa Veliaj pretendonte se shkolla nuk ishte e përshtatshme për të zhvilluar më mësim pasi rrezikonte jetën e nxënësve për shkak të dëmeve që sipas tij kishte marrë nga tërmetet që tronditën Shqipërinë.

shkolla sami frasheri edi rama tirane

Sondazh

Poll