Aktualitet

VD- Vidhnin në grup biçikletat në Tiranë, kapen 4 të rinjtë, momenti kur marrin mjetin nga trotuari

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.

22 Qershor 2022, 09:51 Nga A.B
VD- Vidhnin në grup biçikletat në Tiranë, kapen 4 të
Vjedhja e bicikletave

TIRANË- Katër persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në kuadër të operacionit 'Pedals'. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë personat me inicialet: M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, u shpall në kërkim personi me inicialet M. M., 19 vjeç, banues në Berat. Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta të rinj, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro. Gjatë kontrolleve të banesave, policia sekuestroi 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedals”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas që vidhnin biçikleta. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pedals”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë shtetasit: M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Berat. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vidhen bicikletat ne tirane tirane

Sondazh

Poll