Aktualitet

Merrnin para për kalimin e mallrave kontrabandë, doganierët dhe efektivët i ‘fundosën’ kamerat

tre qytetarë, të arrestuar gjithashtu udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë e duke shmangur detyrimet doganore.

22 Qershor 2022, 09:26 Nga F.M
Merrnin para për kalimin e mallrave kontrabandë, doganierët dhe
Qafë Thanë

POGRADEC- Punonjësit e policisë dhe doganierët e piëks kufitare në Qafë Thanë janë vënë në pranga pasi janë filmuar duke marrë ryshfet. Mësohet se tre qytetarë, të arrestuar gjithashtu udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Ata janë favorizuar nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës të cilëve në këmbim u kanë dhënë para. Por, kamerat që i kanë filmuar në doganë kanë zbuluar dhe korrupsionin. Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

qafe thane operacioni dinaret

Sondazh

Poll