Aktualitet

Kalonin mallra kontrabandë në Qafë Thanë, emrat e inspektorëve dhe doganierëve të arrestuar

Këta persona lejonin kalimin e mallrave ushqimore të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

22 Qershor 2022, 10:25 Nga A.B
Kalonin mallra kontrabandë në Qafë Thanë, emrat e
Arrestim

POGRADEC- Dy punonjës të policisë dhe doganierë të pikës kufitare në Qafë Thanë janë vënë ditën e sotme në pranga nga policia e shtetit. Këta persona lejonin kalimin e mallrave ushqimore të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore. Ata janë favorizuar nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës të cilëve në këmbim u kanë dhënë para.

EMRAT:

1. Inspektor Arian Hajrulla, 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

2. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

3. Vladimir Bardhi, 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

4. Julian Poce, 45 vjeç, me detyrë Doganier , pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

Tre personat nga Librazhdi që i dhanë shuma parash janë identifikuar si: Julian Hila, 37 vjeç, Bule Hila, 38 vjeçe, Florenc Gega, 22 vjeç.

Kamerat që i kanë filmuar në doganë kanë zbuluar dhe korrupsionin. Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

operacioni dinaret

Sondazh

Poll