Aktualitet

Magazina me arsenal armësh, identifikohet 27-vjeçari që kishte marrë me qira ambientin

Armët janë dërguar në labprator për ekspertizë, nga ku pritet të mësohet nëse janë përdorur në ndonjë aktivitet kriminal më herët apo jo.

22 Qershor 2022, 09:17 Nga F.M
Magazina me arsenal armësh, identifikohet 27-vjeçari që kishte
Armët tek Liqeni i Thatë

TIRANË- 27-vjeçari që u vu në pranga një ditë më parë pasi kishte marrë me qira magazinën ku ruhej arsenali i armëve është Eno Papa (B). I riu i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunëtorë dhe se ishte punësuar nga një grup i fuqishëm kriminal në zonë.

Armët janë dërguar në labprator për ekspertizë, nga ku pritet të mësohet nëse janë përdorur në ndonjë aktivitet kriminal më herët apo jo. Arsenali me armë e municione ruhej në një magazinë pranë zonës së Liqenit të Thatë dhe dyshohet se do të përdorej nga një grup kriminal për atentate.

policia e tiranes arsenali i armeve tek liqeni i thate

Sondazh

Poll