Aktualitet

Banorja e 5 majit: Veliaj t’i lërë thashethemet për përqafimet, tu kthejë njerëzve tokat

Ajo kërkoi gjithashtu që Veliaj të bëjë transparencë në lidhje me tokat që u ka marrë banorëve dhe u ka dhënë firmave private.

22 Qershor 2022, 10:28 Nga F.M
Banorja e 5 majit: Veliaj t’i lërë thashethemet për
Laureta Nikolli

TIRANË- Banorja e 5 Majit, Laureta Nikolli është paraqitur në gjykatë së bashku me Liza Markun e cila u bë simboli i protestës së '5 Majit' për të dorëzuar një padi kundër kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në një prononcim për mediat, Nikolli thotë se Veliaj ka shpifur për Markun kur ka thënë se ajo ka bërë paqe me zyrtarët që u morën shtëpitë. Ajo kërkoi gjithashtu që Veliaj të bëjë transparencë në lidhje me tokat që u ka marrë banorëve dhe u ka dhënë firmave private.

"Ai ka dalë dhe ka thënë që nënë Liza është përqafuar me Mariglen Qaton, por kjo gjë nuk është e vërtetë pasi Qato i thënë nënë Lizës që do marrësh lesht e jo shtëpi. S’e kuptoj tani se sim und të ndodhë një gjë e tillë. Pas VKM-së së parë që ka dalë, zoti Bledar Valikaj ka pushuar çështjen tonë. Veliaj është kaq i interesuar për tokën, por këtu na del që ka disa kallëzime për kompaninë. Thuhet që janë falsifikuar dokumente e janë marrë mbi 5 mijë metra katrorë. Të vijë dhe t’ua kthejë, pse Super Beton SHPK ka mbi 70 mijë metra katrorë,"- tha Nikolli. 

laureta nikolli liza marku banoret e 5 majit erion veliaj

Sondazh

Poll