Politike

Mike Pence vjen në Tiranë, takim me zyrtarët e lartë. Po Berisha?

Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me mbërritjen e tij në Shqipëri.

21 Qershor 2022, 17:29 Nga k.m.
Mike Pence vjen në Tiranë, takim me zyrtarët e lartë. Po
Mike Pence

TIRANË- Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence vjen në Tiranë të enjten. Lajmi konfirmohet nga zyra e kryetarit te Grupit te PS, Taulant Balla. Nuk dihet ende motivi i vizitës. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me mbërritjen e tij në Shqipëri. Gjithashtu mbetet për t'u parë nëse Pence do të zhvillojë takim me kryedemokratin Sali Berisha.

Ky i fundit është shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Shpesh herë në retorikën e tij politike, Berisha është shprehur se vendimi është marrë nga administrata pasardhëse, e presidentit Joe Biden. Sipas Berishës, në kohën e Donald Trump, vendimi ndaj tij nuk do të merrej kurrë.

 

mike pence mike pence ne tirane tirane

Sondazh

Poll