Politike

Firma në Stamboll e vula në Tiranë, Meçollari: Dekreti i Metës për Begajn s'është i vlefshëm

Sipas ish-drejtuesit të forcave të armatosura detare, dokumenti është i pavlefshëm, pasi në një fotokopje nuk mund të vihet vula.

21 Qershor 2022, 14:40 Nga F.M
Firma në Stamboll e vula në Tiranë, Meçollari: Dekreti i
Artur Meçollari dhe Ilir Meta

TIRANË- Ish-drejtuesi i Forcave të armatosura detare, Artur Meçollari ka vënë në dyshim ligjshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj për tu bërë President. Në një postim në Facebook, Meçollari ka publikuar një video të një deklarate të bërë nga Presidenti aktual Ilir Meta në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas Meçollarit në dekretin original të Metës nuk mund të ketë pasur vulë, pasi firma nga Presidenti u hodh në Stamboll ku ai ndodhej me 4 qershor, ndërsa vula ishte në Toranë. Ndërsa kopja e dekretit të Presidentit është vulosur në Tiranë nga sekretarja e Presidencës. Por, sipas ish-drejtuesit të forcave të armatosura detare, dokumenti është i pavlefshëm, pasi në një fotokopje nuk mund të vihet vula.

Postimi i plotë:

Serioziteti i Shtetit.

Me një Dekret të Presisdentit të Republikës të skanuar, të panjehsuar me origjinalin, janë kryer këto veprime:

1) Ka dorëzuar detyrën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

2) Është liruar nga Forcat e Armatosura një gjeneral major;

3) Është marrë në shqyrtim nga Komisionini i Ligjeve vlefshmëria e kandidaturës për President të Republikës

4) Është miratiar në Kuvendin e Shqipërisë Presidenti i Republikës;

Në datën 4 qershor 2022 nuk mund të kishte praktikisht dekret të ligjshëm. Kjo pasi firma ishte në Stamboll dhe vula në Tiranë.

Në një dokument me firmë të skanuar apo fotokopjuar nuk mund të vendoset vula. Në këtë rast dokumenti është i pavlefshëm.

Shiko linkun më poshtë:

Çfarë thotë Meta në video?

“Çfarë të keqe ka? Në tokë të NATO-s është firmosur, çfarë ka, fotokopja ju përcoll Tiranës dhe u vulos. Sekretarja e administron vulën e Presidencës, nuk e merr Presidenti me vete kudo që shkon. Vula mbetet në sekretari. Është sekretarja e përgjithshme ajo që e mbron presidentin edhe në gjykatë, kështu që ajo skanon çdo gjë dhe administron vulën,”- thotë Presidenti.

Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

ilir meta bajram begaj artur mecollari

Sondazh

Poll