Politike

Marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Kjo është rruga e duhur

Sipas Ramës, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve janë rruga e duhur.

21 Qershor 2022, 16:26 Nga k.m.
Marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Kjo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, që u nënshkrua sot në Bruksel. Sipas Ramës, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve janë rruga e duhur.

"Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!,"-tha Rama. 

Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është inicuar në Bruksel që më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

edi rama marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll