Politike

Rama refuzoi samitin e BE, Tabaku: Kryeministri autokrat nuk dëshiron integrimin

Sipas deputetes, Rama është duke vepruar si kryeministri më aristokrat në rajon

21 Qershor 2022, 15:02 Nga A.B
Rama refuzoi samitin e BE, Tabaku: Kryeministri autokrat nuk dëshiron
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për komentin e Ramës në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Sipas saj, Rama është duke vepruar si kryeministri më aristokrat në rajon e dëshiron që të ketë kontroll të fortë. 

'Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?'- tha Tabaku. 

Kryeministri Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. 

jorida tabaku edi rama

Sondazh

Poll