Politike

Meta ktheu ligjin për menaxhimin e Butrintit/ Zhupa: Socialistët duhet të votojnë dekretin

Zhupa theksoi të gjitha problematikat e ngritura dhe nga Kreu i Shtetit në lidhje me këtë ligj dhe dhënien me konçension të parkut

21 Qershor 2022, 14:23 Nga A.B
Meta ktheu ligjin për menaxhimin e Butrintit/ Zhupa: Socialistët duhet
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar nga socialistët që të votojnë dekretin  e Presidentit Ilir Meta, ka për të kthyer lligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Në një konferencë për mediat, Zhupa theksoi të gjitha problematikat e ngritura dhe nga Kreu i Shtetit në lidhje me këtë ligj dhe dhënien me konçension të parkut. Sipas saj, ky ligj është një cenim i identitetit tonë kombëtar. 

'Kam marrë nga përfaqësues të PS-së si Petro Koçi, që ata do bojkotonin çdo seancë dëgjimore me ekspertë dhe sutduies. Konçensioni i Butrintit bie ndesh me rezolutën e Parlamentit Europian. Qeveria duhet të përmbushë konsultimet. Butrinti lidhet me identitetin kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj. Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Nëse kolegët socialist, duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji. Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privation, pra të përfshihet  në formën e një donatori. Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit.'- tha Zhupa.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

ina zhupa ligji per butrintin ilir meta

Sondazh

Poll