Politike

Rama refuzoi Samitin e BE, Berisha: Qytetarët të ngrihen në këmbë

Berisha u kërkon shqiptarëve të mbrojnë orientimin evropian.

21 Qershor 2022, 17:08 Nga F.M
Rama refuzoi Samitin e BE, Berisha: Qytetarët të ngrihen në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se mosmarrja pjesë e Shqipërisë në Samitin e Bashkimit Evropian tregon se Ballkani po orientohet drejt projektit serbo-rus, siç e konsideron ai Ballkanin e Hapur. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për tu mbrojtur integrimin euroatlantik të tyre.

Postimi i plotë:

Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!

Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Ai deklaroi se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. Sipas kryeministrit Rama, 'rrëmbimi' i Unionit nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për tu parë, kështu që ai nuk ka se çfarë të bëjë në Bruksel më 23 qershor. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll